Vendi i ngjarjes

Krim shumë i rëndë në familje/ Djali 30-vjeçar vret me thikë babanë e tij në Prizren

25 Dhjetor 2020, 16:28| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 16:29

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren. Policia e Kosovës njofton se në lagjen “Dardania”, një 30-vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 50 vjeç.

 “Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në reagimin e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?