Foto ilustruese, ndotja në lumenj

Gjobitet me 2 mln lekë punishtja e përpunimit të qumështit në Shijak, i hidhte mbetjet në tokë bujqësore! Po pastrimi?

3 Qershor 2020, 16:22| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 17:17

  • Share

IKMT vijon me njoftimet për procedim dhe gjoba për subjektet që ndotin mjedisin, por nuk jep asnjë informacion se kush do t'i pastrojë këto 'bomba' ekologjike.

Sot policia e Durrësit, njoftoi se pronari i një punishteje të përpunimit të qumështit është proceduar penalisht, ndërsa subjekti është gjobitur me 2 milionë lekë gjobë. Operacioni është zhvilluar në Gjepalaj të Shijakut nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me IKMT, ku u konstatua se mbetjet e kësaj punishteje derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje.

Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.  Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Ndotja e ajrit" dhe "Ndërtim pa leje".

Report Tv prej disa kohësh vazhdon që të ndjekë problemin e krijuar nga mbetjet urbane në lumenjtë e vendit. Sot gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte te ish-Fusha e Aviacionit, ku mbetjet kanë pushtuar lumin e Tiranës.

Situata është dramatike, landfill i hapur në natyrë, 'bombë ekologjike', një kërcënim real për qytetarët, ndërsa institucionet ende nuk i kanë 'parë'.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bela: 03/06/2020 17:47

    10 fish te ishte gjoba...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?