Viktima 12-vjeçare, autorja e dyshuar e krimit dhe zona ku ka ndodhur vrasja

Krim makabër në Francë, 12-vjeçarja në Paris vritet dhe futet në valixhe! Iu gjetën numra të dyshimtë në trup

17 Tetor 2022, 12:05| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 12:12

  • Share

Autoritetet në Francë kanë nisur një hetim për vrasje pasi  trupi i një vajze 12 vjeçare u gjet i pa jetë brenda një valixheje.

Viktima e re, e identifikuar vetëm si Lola, u zbulua në valixhen plastike pranë ndërtesës së saj, ndërsa policia e Parisit  njoftoi se viktima kishte  prerje në fyt dhe numra misterioz të vendosur.

12-vjeçarja u raportua e zhdukur në Paris të Francës, pasi nuk u kthye në shtëpi nga shkolla.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vajza, e cila ishte e   veshur me të bardha dhe me çantën e shkollës ka hyrë në ndërtesën ku ajo jetonte. Ajo hyri në ndërtesë pas një gruaje, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se ishte pikërisht e njëjta grua që u pa të dilte nga ndërtesa me një valixhe në dorë.

Gruaja e dyshuar e  cila mund të ketë kryer krimin kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë gri. Kamera tregon se të dyja hyjnë në ndërtesë në orën 15:20 të premten dhe oficerët konfirmuan për mediat franceze se kishin gjetur shenja të një rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës.

 "E pamë duke hyrë në ndërtesë, ajo (e dyshuara) ishte vetëm, dhe ajo doli pak më vonë. E pamë gjysmë ore më vonë me valixhen, ajo po fliste me të gjithë, dukej pak e çmendur." tha një dëshmitar i paidentifikuar. 

"Ajo po mundohej të mbante valixhen, ne menduam se ishte sepse ishte sende të rënda dhe nuk e kishim menduar kurrë se ishte një trup. Ishte ora 5 pasdite dhe ajo po ecte me atë valixhe, madje ajo e la jashtë një kafene dhe shkova te furra përballë për të blerë një briosh pasi asgjë nuk kishte ndodhur.", thonë dëshmitarët.

Lola u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të premten pasdite pasi nuk u kthye në shtëpi nga shkolla e saj, College George-Brassens, në Paris. Më vonë ajo u gjet e lidhur me një fyt të prerë dhe e shtrënguar në valixhen plastike në fund të një ndërtese në orën 23:00 të asaj dite. Të nesërmen policia zbuloi se numrat misterioz "1" dhe "0" i ishin vendosur në trupin e saj nëpërmjet një "pajisjeje" të paidentifikuar. 

Mediat franceze shkruajnë se numrat ishin "vendosur" në trupin e saj dhe jo të vizatuar apo të gërvishtur në lëkurën e saj. Policia ka bërë disa arrestime duke përfshirë të gruan që u pa të dilte me valixhe.

Autorja e dyshuar që mund të ketë vrarë të miturën 

Lola, vajza e vrarë në Francë

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?