Hetuesit në Itali

Krim i trefishtë në Romë, vriten me thikë 3 punonjëse seksi! Gjenden të vdekura në 2 apartamente

18 Nëntor 2022, 10:44| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 10:50

  • Share

ITALI - Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në Prati të Romës një ditë më parë. Viktimat janë tre gra që ishin punonjëse seksi. Dy prej tyre janë shtetase kineze, rreth të 40-ve ndërsa e treta rezulton kolumbiane.

Ato u gjetën pa shenja jete në dy apartamente disa qindra metra larg njëri-tjetrit. Dyshohet se vrasja e trefishte të jetë kryer nga e njëjta dorë që i ka goditur me thikë. Ishte roja i pallatit që ngriti alarmin pas vuri re pellgun e gjakut të njërës prej grave. Më pas u zbuluan dhe të tjerat. Gruaja kolumbiane është identifikuar si Marta Costano, e cila jetonte në via Durazzo dhe kishte një vajzë 18-vjeçare.

Policia ka nisur menjëherë hetimet. Banorët e lagjes në via Augusto Riboty thanë se ishin të tronditur nga ajo që ndodhi në një zonë të Romës që konsiderohet të jetë e qetë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?