Foto ilustruese

Krim i rëndë në Turqi, babai vret me thikë dy vajzat 17 dhe 15 vjeçe! Deklarata e tij: E bëra për çështje nderi

25 Dhjetor 2022, 14:16| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 15:35

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin ‘Iconium’ të Turqisë ku një 54 vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura. Sipas informacioneve nga mediat e huaja, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pas një konflikti që pati brenda shtëpisë.

54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në Polici dhe u dorëzua.

Autori deklaroi në polici se e kishte kryer krimin e rëndë për çështje nderi dhe për pasojë ai kishte humbur kontrollin duke vrarë të dyja vajzat e tij të mitura.

Menjëherë ekipet e policisë janë nisur drejt banesës së familjes për të zbardhur vendin e krimit. Aty kanë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi. Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.
 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?