Foto ilustruese

Krim i rëndë në Greqi, prindër të dy fëmijëve, 55-vjeçari mbyt gruan dhe më pas tenton të vetëvritet

6 Maj 2022, 10:36| Përditesimi: 6 Maj 2022, 10:38

  • Share

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një 55-vjeçar vrau gruan e tij 43-vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës. Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë.

Mësohet se 55-vjeçari e ka mbytur gruan e tij në farmacinë e tyre, ndërsa në mediat greke  se ai ishte xheloz për gruan. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Më në fund autori ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Autori gjithashtu tentoi t’i jepte fund jetës, por nuk arriti, pas kryerjes së krimit të rëndë.

Bëhet e ditur se çifti, prindër të dy fëmijëve  të mitur, 10 dhe 6 vjeç, dhe po përballeshin kohët e fundit me probleme të ndryshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?