Autori i krimit dhe nëna e tij

Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, djali vret nënën! Dëshmia e tij pasi u arrestua: Më ka ndarë nga gruaja (Detaje tronditëse)

14 Prill 2023, 18:40| Përditesimi: 14 Prill 2023, 21:53

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë të Kosovës ku një person është arrestuar nën akuzën se ka vrarë nënën e tij. Krimi ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ rreth orës 16:00. Në pranga ka rënë Urim Hyseni, i cili pasi është dfërguar në komisariat, në dëshminë e tij ka bërë me dije se krimin e kishte kryer për shkak se sipas tij, e ëma e kishte ndarë nga gruaja e tij e dytë me të cilën ishte martuar. 

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat e Kosovës, kanë publikuar detaje tepër tronditëse të krimit brenda familjes. Hyseni, duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun. Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte. 

Ora 20:06
Detaje nga ngjarja makabër në Kosovë, arrestohet i riu që vrau nënën! Dëshmia e tij: Më ndau nga gruaja

Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij. Sinjali ka publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 15/04/2023 10:49

    ku ka arrit njerezimi....me mire te shuhet bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?