Foto nga Google Maps

Krijoi në një fushë misri 'A do të martohesh me mua?', 'Google Maps' i zbulon propozimin për martesë

13 Shkurt 2020, 13:37| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 13:45

  • Share

Propozimi për martesë është një ndër momentet e papërsëritshme në jetë, ku çdo vajzë ëndërron se si do ta bëjë partneri.

Një burrë gjerman u bë shumë i famshëm në media pas propozimit për martesë që i bëri të dashurës së tij.

Mediat e huaja shkruajtën se fermeri 32-vjeçar Steffen Schwarz përdori një makinë për të mbjellë një arë misri në mënyrë të tillë që boshllëqet të shpreheshin me fjalët "A do të martohesh me mua?"

Schwarz thotë se ai e bëri të dashurën e tij të fluturonte me një dron mbi këtë fushë majin e kaluar në Huettenberg të Gjermaninsë Qendrore, duke zbuluar mesazhin romantik.

Në fund ajo tha po.

Ai nuk e kishte menduar se fusha do të shfaqet në "Google Maps", por halla e tij në Kanada ia tregoi, duke e bërë shumë të njohur.

Schwarz dhe e fejuara e tij planifikojnë të martohen në qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?