Besart Kadia

Krijoi një lëvizje politike që dyshohej se financohej nga mazhoranca, ja pse u shkarkua Besart Kadia nga Këshilli Kombëtar i partisë (Dokumenti)

11 Nëntor 2020, 21:16| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 21:37

  • Share

Sipas një dokumenti të, PD ka shkarkuar ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Besart Kadia më shumë se një vit më parë.

Arsyeja e shkarkimit të tij është pasi Kadia ka qenë nismëtar i një lëvizje politike "Alternativa" që sipas PD-së, ka qenë financuar nga mazhoranca.

Partia u krijuar si një alternativë e djathtë mbylli shpejt veprimtarinë.

Që nga data 5 nëntor 2019, Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe sipas vendimit, nuk mund të ketë as në të ardhmen.

"Në mbështetje të nenit 9, 13, 27, 49 dhe 53 të statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kryesia e PDSh-së, në mbledhjen e datës 05.11.2019. Pasi u njoh me faktin se z. Besart Kadia, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH-së, është nismëtar i krijimit të lëvizjes politike "Alternativa" e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë" - shkruhet në dokumentin e PD-së.

Atij i është hequr e drejta për për t’u zgjedhur në strukturat e PD-së, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të partisë.

Emërimi rreth pas muaj para zgjedhjeve të përgjithshme vjen pas lirimit nga detyra rreth një muaj më parë të Belinda Ikonomit, e cila u largua jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes.


Lajmi kryesor:

Besart Kadia emërohet zv/ministër i financave


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?