Foto ilustruese

Krijohet për herë të parë në Itali proteza e lëngshme e retinës së syrit

30 Qershor 2020, 22:48| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 22:51

  • Share

Proteza e parë e retinës në formë të lëngshme është krijuar për herë të parë në Itali.

Sipas medias italiane, kjo është realizuar nga Instituti Italian i Teknologjisë dhe lajmi është bërë publik nga drejtori i Qendrës për Neuroshkencën dhe Teknologjinë në Xhenova Fabio Benfenati. Ai tha se proteza formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive.

Grimcat zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste mund të çojnë në verbëri të plotë.

 "Një retinë artificiale e lëngshme ka potencial të madh për të siguruar një fushë të gjerë pamjeje dhe një shikim të qartë”, shpjegoi  Benfenati.

Në krahasim me  teknikën e mëparshme, retina artificiale e lëngshme ka provuar të jetë në gjendje të rivendosë aftësinë e neuroneve të retinës në një mënyrë më efikase, duke zënë vendin e fotoreceptuesve të dëmtuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?