VIDEO/ Krifca i jep dhuratën e veçantë kryeministres Italiane që e bën të dalë nga ‘protokolli’

4 Prill 2023, 14:55| Përditesimi: 4 Prill 2023, 14:58

  • Share

Ministrja Frida Krifca ka suprizuar kryeministren italiane Giorgia Meloni me një dhuratë tejet të veçantë. Teksa ishte në Itali në panarin e verës, Krifca gjatë takimit me Melonin, i ka dhuruar kësaj të fundit një palë vëthë handmade, të punuara nga një vajzë e re shqiptare.

Këto vëthë kanë surprizuar Melonin e cila doli edhe nga ‘petku’ i politikanes. Siç shihet në video, Meloni i ka vendosur vëthët pa hezitim, ndërsa me shumë emocion dëgjohet të falënderoj të renë shqiptare për punimin duke i thënë “I adhuroj vëthët’.

“Një moment i bukur nga takimi me Kryeministren Meloni, përshëndetja plot vlerësim për punën e dorës së një shqiptareje të re e kurajoze si Aurora, krijuese e punishtes Margjelo, hapur gjatë pandemisë, që zgjodhi ta lerë punën e ekonomistes dhe të kultivojë traditën e hershme të filigranit të Shkodrës”, shkruan Krifca.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Colja: 04/04/2023 16:17

    Po keshtu do ta lejoni komentin? Meqe ne media dhe politike po politike po perdoren fjale te huaja kur i kemi ato ne shqip duhet menjehere te vihet nje ligj sic e beri Italia. Duhet te futet gjuha shqipe ne te gjitha shkollat perfshire dhe universitetet. Habitem se si gazetaret qe kane mbaruar fekultetin ( Gjuhe(shqipe) letersi)perdorin fjale te huaja. Ajo qe e dallon nje shqiptar nga bota eshte : lindur ne shqiperi dhe flet shqip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?