Foto ilustruese

Kreu vjedhje në një dyqan dhe në një banesë, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

23 Prill 2023, 14:17| Përditesimi: 23 Prill 2023, 14:21

  • Share

Një i ri është vënë në pranga pasi kishte vjedhur në një banesë dhe në një dyqan ne Peshkopi.Në momentin e arrestimit 28-vjeçarit iu gjet edhe kanabis me vete.

Një 28-vjeçar me iniciale F.K, ka rënë në prangat e bluve të Dibrës për shkak të dy vjedhjeve që kishte kryer në një banesë dhe në një dyqan në Peshkopi.Pronari i dyqanit dhe i zoti i banesës ku i riu kishte kryer vjedhje, kishin bërë denoncim më herët.

Nga të dhënat paraprake u njoftua gjithashtu se  në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën 28-vjeçarit një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?