Foto ilustruese

Kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, arrestohet 65 vjeçari në Lushnje! I sekuestrohet municion luftarak (EMRI)

13 Janar 2023, 16:25| Përditesimi: 13 Janar 2023, 16:28

  • Share

Një 65 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lushnjës nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një vajzë të mitur. Në pranga ka rënë Xhevair Veizi banues në Berat. Pas kontrolleve të bëra nga policia në shtëpinë që 65 vjeçari kishte marrë me qera në Lushnjë, janë gjetur 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?