VIDEO/ Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, policia e Dibrës ndëshkon shoferin, i vendosin gjobën e majme

13 Gusht 2023, 18:50| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 20:02

  • Share

Një shofer është ndëshkuar me një gjobë të majme nga policia e Dibrës pasi kreu manovra të rrezikshme në rrugë.

Në disa rrjete sociale  është postuar një video, ku automjeti, drejtuesi i së cilës kryen manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë.

Falë punës intensive, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, sëbashku me mjetin përkatës.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?