Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohet me gjobë 40 mijë lekë shoferi i 'Porsche' në Tiranë

25 Shtator 2023, 11:08| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 11:11

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë ka ndëshkuar me gjobë 40 mijë lekë një shofer, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij tip "Porsche”.

Pas denoncimit të bërë nga një qytetar, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Tiranës ka kryer kontrolle në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Si rezultat i kontrolleve, është konstatuar automjeti që shfaqet në video dhe ndaj drejtuesit të tij është vendosur masa administrative 40 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?