Kreu manovra në dëborë duke rrezikuar jetën e qytetatrëve dhe postoi videon në TikTok, arrestohet shoferi në Dibër! Gjobitet me 40 mijë lekë

21 Janar, 15:56| Përditesimi: 21 Janar, 16:23

  • Share

DIBËR- Policia ka arrestuar një shofer të një automjeti tip “Benz” pasi ky i fundit nuk respektoi udhëzimet e dhëna nga efektivët për të vendosur zinxhirë në gomat e makinës për shkak të dëborës që kishte mbuluar rrugët.

Ndaj shoferit të identifikuar si E.T, është vendosur edhe gjoba me shumën prej 40 mijë lekësh, pasi gjatë kohës që bënte manovra në dëborë, rrezikoi edhe jetën e qytetatëve të tjerë që po qarkullonin në rrugë.

Shoferi bënte video gjatë manovrave dhe më pas i postonte në rrjetin social TikTok.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?