I jepte motorin pa duar në mes të autostradës, gjobitet 40-vjeçari në Lezhë! Kishte publikuar edhe videon në rrjetet sociale  

26 Qershor 2023, 15:13| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 15:43

  • Share

Një 40-vjeçar është gjobitur me 20 mijë lekë të rinj, pasi postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej drejtuar motorin pa duar dhe duke kryer manovra të rrezikshme në mes të autostradës, me rrezik për vetën dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Pas një denoncimi të bërë për një video të publikuar në rrjetet sociale nga 40-vjeçari i identifikuar me iniciale D. Sh., i cili shfaqet duke kryer manovra të rrezikshme në mes të autostradës policia ka bërë të mundur ndalimin dhe ndëshkimin e tij me 20 mijë lekë të rinj gjobë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në videon e siguruar nga burimet zyrtare të policisë, shfaqet 40-vjeçari teksa nget motorin [pa duar në aksin “Fushë Milot – Thumanë”. Pamjet tregojnë gjithashtu një moment shumë të rrezikshëm kur 40-vjeçari ulet krejtësisht në pjesën e pasme të motorit, duke u bërë kështu shkak dhe burim i një aksidenti të mundshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kik: 26/06/2023 15:24

    Keta motorrat na terbuan ne rruhgt e tiranes jo ne autostrade tek Rruga Jordan Misja mbas oers 10 te nates o zot .mabaj doren, se polici nuk ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?