Kreu i shoqatës së fermerëve: Sot në Shqipëri blegtoria shpalli falimentin! Blegtorët po i therin lopët e qumështit

8 Mars 2022, 16:21| Përditesimi: 8 Mars 2022, 16:22

  • Share

Kreu i shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli ka deklaruar se sot në Shqipëri blegtoria ka shpallur falimentin.

Me një postim në Facebook, teksa bën llogaritë, Resuli thotë se një litër qumësht duhet të shitet 700 lekë minimumi në mënyrë që blegtorët të kenë fitim.

Ai thotë se blegtorët tashmë kanë filluar të therin lopët e qumështit, për shkak se kostot për mbajtjen e tyre.

Postimi i plotë:

Zyrtare! Sot në Shqipëri Blegtoria shpalli falimentin .

1kg Bërsi Soje---------------->1300lek/kg

1kg Misër kokërr ------------>500lek/kg

1kg Elbë--------------------------> 550lek/kg

1kg Jonxhë e that----------->500lek/kg

1kg Bar i that------------------>300lek/kg

1kg Sillazh Misri-------------->150 lek/kg

1kg Sillazh Pranveror------->100lek/kg

1liter Naftë----------------------->235lek/litri

1 liter qumesht duhet të shitet 700 lekë minimumi nëse nuk duhet të theren më lopet

(ps.Foto me përmbajteje të rëndë, është dërguar  nga një blektor që si shume të tjer  kan filluar të therin lopët e qumështit )

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?