Kreu i SHISH raporton për sulmet kibernetike, te ‘Siguria’ debat mes palëve politike! Naço: Me dyer të mbyllura! Opozita: Ju funksiononi si bandë

3 Tetor 2022, 13:10| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 13:51

  • Share

Në komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare zhvillohet sot një seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022, dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022.

Kërkesa e kryetarit të Komisionit Nasip Naço që komisioni të zhvillohej me dyer të mbyllura se kërkohet certifikatë sigurie bëri që deputetët e opozitës të kundërshtonin ashpër. Noka dhe Xhaferri thanë se ky është veprim si i një bande.

Debati në mbledhje

Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.

Ferdinand Xhaferri:  Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama seose e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.

Nasip Naço: Kushdo që do të rrijë Brenda do të dorëzojë celularët.

Flamur Noka: Do t’i lëmë të gjitha, celularët, këpucët, çfarë të doni ju. Sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë konfidenciale. Çështja për të cilën është thirrur kreu i ri i SHISH është shumë sensitive. Çështja nuk ka asnjë seret. Çdo e dhënë sekrete apo jo ndodhet në duart e hakerave iranianë, serbë edhe rusë. Dhe ju i thoni shqiptarëve që nuk kanë të drejtë t’i dinë këto.

Nasip Naço: E hedhim në votim. Kush nga deputetët do që kjo të jetë me duart të mbyllura. Miratohet.

Flamur Noka: Ju veproni si bandë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 03/10/2022 14:48

    Deputetet e mazhirances te kene turp we kane marre mandatin nga zgjedhesit dhe tolerojne impecul si Noka dhe Chaferri ti quajne bande dhe kriminela.Disiplunoni opoziten e Saliut me padi per fyerje ndryshe gjua e liderit vazhdon dhe tek unuket e tij.Kuvendi eshte tempull i demokracise dhe jo vend ku jashqitja gojore ka vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?