Tedi Blushi

‘Kreu i regjimit putinian në Shqipëri’ Blushi poston foton e Ramës me Lavrovin: Si nuk u lodhe o Edi duke vjedhur prej 10 vitesh

17 Tetor 2022, 11:11| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 11:20

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të qeverisë, nisur nga një foto e këtij të fundit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Blushi shprehet se vendi ynë po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të kryeministrit hajdut dhe po përdor Putinin dhe agresionin rus në Ukrainë për të justifikuar aktet e tij.

Blushi shprehet se Rama e kishte të shkatërruar sistemin ligjor, drejtësinë dhe institucionet e pavarura që përpara luftës.

‘Kreu i regjimit putinian të Shqipërisë gjeti Putinin fajtor për hajdutëritë e tij mizore.

Shqipëria po paguan kostot e korrupsionit 10-vjeçar të Kryeministrit Kryehajdut që kërkon t'ia verë “fajin” Putinit për hajdutëritë e tij të njohura botërisht në të gjitha raportet ndërkombëtare.

Pasi shkatërroi shtetin ligjor përmes kapjes për fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve të pavarura, pasi ndërtoi pikërisht modelin putinian të shtetit dhe ekonomisë, "kujtohet" sot që për vjedhjet e inceneratorëve, PPP dhe afera të tjera korruptive t'ia lerë përgjegjësitë Putinit dhe nesër Perëndisë po nuk ra aq shi sa i duhet Kryehajdutit që ta shesë shumë më lirë se në tregjet ndërkombëtare dhe ta blejë prapë shumë më shtrenjtë se në tregjet ndërkombëtare.

Pra të vjedhë edhe në shitje edhe në blerje përveçse në investimet e humbura të OSHEE.

Edi, që ti nuk lodhesh së mashtruari kjo dihet se kështu e ke nisur dhe kështu do e mbyllësh. Por si nuk u lodhe duke vjedhur prej 10 vitesh?’- u shpreh Blushi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • !!!: 17/10/2022 11:34

    Or legen, Lavrovin e ka takuar kur Shqiperia kishte Presidencen e OSBE-s. Nje nder arsyet atehere ishte kerkesa per respektimin e Marreveshjes se Minskut lidhur me konfliktin ne lindje te Ukraines. Ke kujtoni se manipuloni, ndyresire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?