Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së në Hagë, takon Thaçin dhe Krasniqin: Dielli do të lindë përsëri

15 Korrik 2023, 16:24| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 16:28

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-krerët e partisë së tij, në Hagë, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë - ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë - ishte misioni i tyre. Kosova - ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë - ata janë krenaria jonë. Dielli do të lindë përsëri!” ka shkruar Krasniqi në njoftimin e tij në Facebook.

Bashkë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, për të njëjtën akuzë, në Hagë po mbahen edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Vizita e Krasniqit në Hagë vjen në ditën kur në Prishtinë do të protestohet nga veteranët e luftës kundër ligjit për pagën minimale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 15/07/2023 18:33

    Neser

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?