Ish zv/ministri i Jashtëm i Greqisë viziton Fredi Belerin në burgun e Fierit: Kështu Shqipëria s'ka shanse t’i bashkohet BE

19 Mars, 13:48| Përditesimi: 19 Mars, 20:34

  • Share

FIER- Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj - së Vangjel Dule vizitoi në burgun e Fierit kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri ku po vuan dënimin prej 5 marsit 2024.

Pas daljes nga ambientet e paraburgimit të Fierit, Lloverdhos i cili ka pasur dhe postin e ish-ministrit të Arsimit, Shëndetësisë dhe ish- Zv.ministër i Jashtëm i Greqisë, dha një prononcim të shkurtër për mediat duke nënvizuar se në Shqipëri nuk ekziston sundimi i ligjit. 

'Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Dhe doja të bëja këtë deklarim. Si një profesionist i ligjit dhe avokat dhe si politikan doja të nënvizoja se në këtë vend në Shqipëri, sundimi i ligjit është inekzistent. Lidhur me çështjen e Belerit doja të thoja se nën këto kushte institucionale negative, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet Bashkimit Europian.'  

Më 5 mars 2024 trupi gjykues i GJKKO-se i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka e shpalli fajtor Fredi Belerin për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe e dënoi me 2 vjet burg,  nga 2 e 6 muaj që  kishte kërkuar SPAK.

Avokatët e Belerit e kanë çuar çështjen në gjykatë Kushtetuese pasi Beleri kërkon të betohet se kryetar bashkie i Himarës, gjë që është refuzuar nga gjykatat e tjera

Seanca e planifikuar të mbahej sot u shty. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?