Kreu i PDK, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, merret në mbrojtje nga policia

6 Nëntor 2023, 20:17| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 20:26

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës, duke i caktuar një ekip të mbrojtjes së afërt.

Lajmin e bëjnë me dije drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Vlamir Klaiqi, ndërsa ende nuk dihen arsyet e një vendimi të tillë.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?