Vitore Tusha dhe ambasadori Del Monaco

Kreu i OSBE në Tiranë, takim me Vitore Tushën/ Del Monaco: Ndihmojmë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj

23 Dhjetor 2020, 14:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 16:11

  • Share

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco, zhvilloi ditën e sotme takimin e parë në Gjykatën Kushtetuese me Kryetaren aktuale, Vitore Tusha.

Në njoftimin e shpërndarë nga OSBE bëhet me dije se fokusi i takimi ishte njohja dhe diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit mes Prezencës dhe këtij institucioni thelbësor për respektimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

"Kohët e fundit, Prezenca e mbështeti Gjykatën në hartimin e një strategjie shumëvjeçare dhe të një plani veprimi, me synimin për të siguruar efikasitetin dhe transparencën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të kontribuuar në zbatimin e reformës në drejtësi. Del Monaco i uroi suksese anëtarit më të ri të Gjykatës, Altin Binaj, i cili u betua dje, dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse do ta bëjë Gjykatën Kushtetuese plotësisht funksionale shumë shpejt. Ai theksoi se Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë Gjykatën për të rritur efikasitetin dhe transparencën e saj", njofton për takimin OSBE.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?