Kreu i opozitës serbe, Ponosh: Radoiçiç ka marrëveshje me Vuçiç

4 Tetor 2023, 19:30| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 20:19

  • Share

1696360183_1696360116lkjhfds.jpg

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë, partisë më të madhe opozitare serbe, Zdravko Ponosh, është shprehur se Milan Radoiçiç është liruar nga paraburgimi edhe pse dyshohet për organizimin e sulmit në Banjskë pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiç për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, tha Ponosh për median serbe Danas.

Prokuroria e Lartë në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Radoiçiç, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Udhëhoqi sulmin me armë në veri të Kosovës, Serbia liron Milan Radoiçiç por i ndalohet të shkojë në Kosovë


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?