Kreu i Omonias deklaroi se në Himarë kishte 20 mijë grekë, Baçi: Deklaratë e pranueshme në prag fushate për t’u dukur më i fuqishëm përballë rivalit

20 Dhjetor 2022, 22:26| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 07:14

  • Share

 

Deputeti demokrat, Luan Baçi tha se deklarata e bërë nga kreu i Omonias, Fredi Beleri ku thoshte se në Himarë ishin 20 mijë grekë, ishte një deklaratë e bërë në prag fushate për të trembur kundërshtarin politik.

I ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, Baçi tha se nuk ishte vënë në siklet nga deklarata e Fredi Belerit i cili pritet të jetë kandidati i PBDNj-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku partia që pritet të përfaqësojë do të ketë një marrëveshje me PD-në e Berishës.

Sipas tij, ajo çfarë tha Beleri është e pranueshme sepse theksoi se nuk kishte informacion të saktë dhe shtoi se e gjitha mund të ketë qenë një retorikë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.

“Nuk na ka vënë në siklet, është në negocim një pjesë e marrëveshjes që disa nga bashkitë të lihen për aleatët opozitarë. Kanë kërkuar Himarën duke qenë një bashki që ka një farë elektorati PBDNJ dhe si e tillë ka propozuar kandidatin e vetë. Sa për atë shumën sinqerisht do thoja se edhe vetë tha se e kishte një shifër jo të saktë. Ai e tha këtë për t’u dukur më i fuqishëm përballë kandidatit të mazhorancës.  Është vetëm deklaratë në prag fushate për të trembur kundërshtarin. Është e pranueshme, edhe ai e theksoi se nuk ka informacion të saktë mbi shifrën”-u shpreh Baçi.

Sa i takon marrëveshjes së firmosur nga Shqipëria për blerjen e tre dronëve turq, ‘Bajraktar’, Baçi tha se nuk ishte asgjë e veçantë dhe se kryeministri Edi Rama kërkonte ta shfaqte si një lajm të bujshëm. Ai shtoi se kjo marrëveshje nuk lidhej me vizitën që kryeministri grek, Mitsotakis pritet të zhvillojë në Himarë më 22 dhjetor.


Lajmi kryesor:

Ndryshimi i strategjisë së Berishës/ Baçi: Kryefjalë do jenë edhe protestat! Klosi: Lidhet me dështmin e 6 dhjetorit, kishte shumë pak njerëz


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?