Simboli i OBSH-së

Kreu i OBSH-së: Pandemia e COVID-19 nuk do të jetë e fundit që do të kalojmë

28 Dhjetor 2020, 10:48| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 10:51

  • Share

Sipas kreut të OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, pandemia e COVID-19 nuk do të jetë e fundit që do të kalojmë.

Ai e ka folur mbi këtë çështje në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila dhe do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Dr. Tedros tha, "Në 12 muajt e fundit, bota jonë është kthyer përmbys. Ndikimet e pandemisë shkojnë shumë përtej vetë sëmundjes, me pasoja të mëdha për shoqëritë dhe ekonomitë”. "Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit” shtoi kreu i OBSH-së.

Ai ka paralajmëruar të gjitha vendeve të investojnë në kapacitete për të parandaluar, zbuluar dhe zbutur emergjencat e të gjitha llojeve, edhe nëse do të jetë një tjetër pandemi globale qe do të na godas.

Në fund ai tha se bota duhet të mësojë nga e shkuara në mënyrë që të jetë më e përgatitur.

Aktualisht numri total i rasteve të infektimeve nga koronavirusi ka arritur 81,150,518, ndërkohë që numri i viktimave është 1,772,114 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë vaksinimi ka nisur në shumë vende të botës, gjë që përbenë një arritje pas një viti “lufte” me COVUD-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?