Foto e vaksinës anti-COVID

Kreu i kompanisë farmaceutike ‘Johnson and Johnson’ : Vaksina kundër COVID-19 si e gripit, duhet bërë vit për vit

10 Shkurt 2021, 16:00| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 16:03

  • Share

Kreu i kompanisë farmaceutike amerikane “Johnson and Johnson” Alex Gorsky, gjatë ditës së djeshme tha se njerëzit me shumë gjasa do të kenë nevojë të marrim vaksinën anti-COVID çdo vit, njësoj siç vaksinohemi kundër gripit.

“Unë mendoj se shumica e njerëzve do të kenë nevojë për vitet e ardhshme të marrin çdo vit vaksinën anti-COVID, siç bëjmë për një grip”, tha Gorsky.

Sipas tij, sa më shumë që të përhapet virusi aq më shumë do të mutohet.

Kompania farmaceutike “J&J” më datë 4 shkurt, përmes një kërkese për FDA-në ka aplikuar për miratimin e kësaj vaksine anti-COVID në SHBA.

Ajo është vaksina e parë në botë e cila do të merret vetëm me një dozë dhe nëse ajo arrin të miratohet do të bëhet vaksina e 3 për përdorim në SHBA, pas Pfizer dhe Moderna.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?