Shpopullimi, Kisha katolike në Shkodër: Shqiptarët po emigrojnë pasi pasuritë e vendit janë përqendruar në pak duar

27 Shtator 2023, 15:51| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 17:14

  • Share

Dom Artur Jaku i kishës katolike në Shkodër ngriti shqetësimin e madh të shpopullimit të vendit. Ai tha se plaga e emigrimit është më e madhe në veri të vendit. Shkaku kryesor, thekson kleriku, është pabarazia: Pasuritë e vendit sot janë përqendruar në duart e pak njerëzve.

Drejtuesi i kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, dom Artur Jaku pas meshës së shenjtë ngriti shqetësimin e madh për emigracionin. Shqiptarët po emigrojnë, u shpreh kleriku, për shkak se pasuria e vendit është përqendruar në duart e një grupi të vogël njerëzish.

“Këto Ditë në takimet në Marseje, kryefjalë ishte emigrimi. Fenomen që e prek dhe Shqipërinë. Sidomos nga veriu ka largim masiv. Popujt lëvizin, mjafton me pa. Është liria e njeriut për me zgjedh vendet më të mira. Shqiptarët, pse shkojnë për një jetë më të mirë? Shqipëria nuk ka potenciale. Duhet të kuptojmë kush është rrënja e problemit”, tha Artur Jaku, Rektor i Shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë.

Ndërkohë një tjetër shqetësim tha dom Artur Jakun janë dhe emigrantët që vijnë nga vendet e treta drejt Shqipërisë apo jetët e humbura të këtyre emigrantëve në Detin e Mesdheut. Papa Françesku në konferencën për emigrimin në Marsejë të Francës e cilësoi Detin Mesdhe si deti i vdekjes.

“Deti Mesdhe qe dikur ishte vendi i shkëmbimeve kulturore, sot është kthyer në një det të vdekjes. Fatkeqësish, fenomeni i emigracionit, sidomos pjesa ilegale, vdekjeprurës. Po lulëzon tregtia e pa ndershme, korrupsioni, e sidomos tregtia e emigrantëve. Jo vetëm vendet tjera, por dhe në Shqipëri ka tregtim të paligjshëm nga emigrimi i paligjshëm. Përfitojnë nga këta emigrantë që mezi mbahen, jetojnë. Ai det, fatkeqësisht është i mbushur edhe me kufoma të shqiptarëve”, u shpreh Jaku.

Prej kohësh kisha katolike shqiptare bën thirrje në mënyrë që të ndalet emigracioni pasi Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kisha komuniste: 27/09/2023 17:43

    Barazinë nuk e deshin se donin kapitalizëm. Tani ankoheni për pabarazinë??

    Përgjigju
    • Pa emer: 27/09/2023 21:18

      E ke kupetuar keq ate qe thote kisha te jeshe i pasur dhe te hapesh vende pune nuk ka asgje te keqe problemi eshte se shumica e te pasurve ne Shqiperi nuk Jane si te pasurit ne shtetet kapitaliste.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?