Kreu i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola jep dorëheqjen! Më herët u denoncua nga Flamur Çelaj në 'Pa Protokoll'

20 Korrik 2020, 21:52| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 23:00

  • Share

Ardian Kola, kreu i Kadastrës së Sarandës ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas drejtimit mbi 14 muaj.

Ardian Kola është njëherësh drejtues i degës lokale të Partisë Socialiste në Sarandë në mandatin e tij të dytë. Burime për Report Tv mësojnë se dorëheqja, e cila vjen 9 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, lidhet pikërisht me përgatitjet dhe angazhimin total të tij në organizimin e partisë dhe fushatën elektorale me synim fitoren e zgjedhjeve të 2021-shit.

Dorëheqja e tij vjen vetëm pak kohë pasi Flamur Çelaj, ish deputet i LSI, denoncoi live në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se "Në Sarandë po vidhen pronat publike të bashkisë, le të hetojë SPAK, lidhjet familjare që janë në detyrë në hipotekën e Sarandës. Nëse POFL e famshme është duke hetuar emra, duhet të merremi dhe me familjarët dhe duhet kohë për këtë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik Ziaj: 21/07/2020 13:15

    Muli denoncoi nje fakt

    Përgjigju
  • AAC: 21/07/2020 08:14

    Kur u be dhe MULI me gruan e bukur te bej denoncim fundi i fundit te botes. Se kuptoj si i promovoni keta njerez arrogante e imoral.

    Përgjigju
  • xivi: 20/07/2020 23:41

    bir kurve sa ke vjedh do ti kthesh ne vota tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?