Ken McCallum

Kreu i inteligjencës britanike: Ka pasur kërcënime nga Irani për rrëmbimin apo vrasjen e disa qytetarëve në Britani

16 Nëntor 2022, 19:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 19:45

  • Share

Ka pasur të paktën 10 kërcënime të mundshme nga Irani për të rrëmbyer ose vrarë qytetarë britanikë ose me bazë në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Shifra u zbulua nga kreu i inteligjencës britanike, Ken McCallum, gjatë raportimit të tij vjetor mbi kërcënimet me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar. McCallum paralajmëroi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar se "duhet të jetë gati për agresionin rus për vitet në vijim".

“Irani projektoi kërcënime "direkt" në Mbretërinë e Bashkuar përmes shërbimeve të tij të inteligjencës agresive. Kjo përfshin ambiciet për të rrëmbyer apo edhe vrarë shtetas britanikë ose me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të perceptuar si armiq të regjimit. Ne kemi parë të paktën 10 kërcënime të tilla të mundshme vetëm që nga janari," zbuloi ai.

Javën e kaluar doli se gazetarët iranianë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë paralajmërime nga policia për rreziqet e mundshme për jetën e tyre, shkruan BBC.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?