Kreu i FRPD-të rinjve:Duhet të
ikin politikanët e korruptuar,jo ju

8 Dhjetor 2017, 11:29| Përditesimi:

  • Share
Përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike kanë përkujtuar sot 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë”. Mes tyre ishte i pranishëm dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, i cili iu bëri thirrje të rinjve të mos braktisin vendin e tyre, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhje.

Nga Qytet Studenti, Këlliçi deklaroi se të rinjtë duhet të kthejnë sytë nga opozita, pasi i takon kësaj të fundit t’ rikthejë shpresën e humbur këtij vendi.

“Sot 1 në 2 të rinj do të largohet nga Shqipëria, por kjo nuk është zgjidhje. Unë mendoj se të rinjtë duhet të kthejnë sytë nga opozita. Na takon neve që në ballë të aksionit politik, duke pasur rininë, të përndjekurit, t’i rikthejmë shpresën e humbur këtij vendi. Ne të rrimë në vendin tonë dhe politikanët e korruptuar të emigrojnë”, tha Këlliçi. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?