Kreu i FRESSH-it: Ne s’marrim
përgjegjësitë e qeverisë Rama

14 Janar 2018, 20:49| Përditesimi:

  • Share
Drejtuesi i ri i Forumit Rinor Socialist Eljo Hyska i ftuar në Report Tv në kuadër të 26-vjetorit të themelimit të FRESSH-it u shpreh se organizata që ai drejton nuk mund të marrë përgjegjësitë për PS apo zotimet e Ramës për qeverisjen.

Ne nuk mund të marrim të gjitha përgjegjësitë e Partisë Socialiste dhe zotimet që qeveria Rama ka bërë. Ne kemi zgjedhur disa pika që i gjykojmë se duhen implementuar, ne do u qëndrojmë atyre. Ne nuk kemi super heronj, ne kemi mundësi që të bëjmë gjëra të vogla me hapa të vegjël, dhe të gjitha zotimet që morëm do i mbajmë” tha ai.

Duke u ndalur te festa e sotme, ai tha se nuk ka marrë urime nga Meta apo Kryemadhi, ish-drejtues të Forumit Rinor Socialist, por shtoi se “Si Iliri dhe Monika u bëhet qejfi kur e shikojnë FRESSH-in në ditë kaq të mira dhe energjike”.

Megjithatë edhe FRESSH ka problemet e tij tha, Eljo Hyska pasi  të rinjtë shpesh e shikojnë si mundësi punësimi. “Ka individë edhe brenda FRESSH që e shikojnë në këtë mënyrë”. Objektivi i organizatës së rinisë që ai drejton është që “Të kemi kandidatë për zgjedhjet e 2019. Kemi potencial për të qenë aktivë”.

Ftesës së kreut të FRPD për të marrë pjesë në protestën e 27 janarit, Hyska iu përgjigj kështu. “Këta individë janë ndëshkuar me votë. Kurrësesi nuk mund të bashkohemi me atë model”. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?