Banderola diskriminuese, Agim Ademi dhe Armand Duka

Kreu i FFK-së ankohet në Shqipëri, Armand Duka do dërgojë 'Bukureshtin' në UEFA

15 Shtator 2023, 10:17
  • Share

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka bërë ankesë në drejtim të Armand Dukës, lidhur me banderolën diskriminuese "Kosova është Serbi" në ndeshjen kualifikuese të grupit I për Euro 2024, mes Rumanisë dhe Kosovës, zhvilluar disa ditë më parë në Bukuresht.

Ndeshja u ndërpre për 52 minuta, para se Rumania të fitonte 2-0.Tanimë Ademi është ankuar te homologu i FSHF-së, njëherazi edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA.

Pritet që në mbledhjen e radhës të UEFA-s, Armand Duka ta adresojë çështjen në organet më të larta të institucionit të futbollit evropian.

"Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s", ka njoftuar Ademi.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 15/09/2023 11:23

    Duhet shkuar deri ne fund kesaj ceshtje. Nuk kane te drejte vllahet te pergojojne nje toke shqiptare si Kosova. Ata edhe vete jetojne mbi toke shqiptare si Dacia. Dacia dmth Dashuri dhe vlahhet erdhen ne shekullin e 13. Duhet nje banderole Dacia eshte Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?