Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë: Fushata elektorale po ndikon në turizëm! Uroj që pas 14 majit të kapin ritmin për fluksin e verës

3 Maj 2023, 10:43| Përditesimi: 3 Maj 2023, 10:53

  • Share

Fushata elektorale po ndikon negativisht në sektorin e turizmit në Lezhë. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit zonat turistike kanë nisur të frekuentohen por ka probleme të theksuara përsa i përket shërbimeve.

Përfaqësuesi i biznesit Pashk Palokaj shpreson se pas zgjedhjeve të 14-majit administrata e re e bashkisë ta kapi ritmin e punës dhe mos të mungojnë shërbimet për pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e Lezhës për pushime verore.

“Uroj që pas 14 majit, administrata e re të kapë ritmin në drejtim të ofrimit të shërbimit, sidomos në sektorin e turizmit. Kjo periudhë do krijojë ato vakumet e veta me përshpejtimin e ofrimit të shërbimeve por mendoj dhe uroj që pas 14 majit të përshpejtohet. Të arrijmë në ritmin që fluksi të jetë i mirëpritur dhe të jemi të përgatitur”, tha Pashk Palokaj.

Me rritjen e temperaturave numri i vizitoreve dhe pushuesve në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales në Lezhë po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa sezoni turistik pritet të hapet zyrtarisht në fund të muajit maj.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?