Vangjel Pello

Kronikë

Erdhën nga Kosova dhe i grabitën 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil, Vangjel Pella kërkon lirinë: Jam sëmurë nga zemra! Gjykata nuk ia pranon

29 Tetor 2021, 15:16| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 15:19

  • Share

Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.

Ky i fundit ndërkohë ka bërë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës së Sarandës një masë më të lehtë sigurimi. Përmes avokatit të tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake.

Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale”. Veç kësaj, kërkesës i është bashkangjitur edhe një deklarim tjetër i Hil Memës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij.

“Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet ne kërkesë.

Në deklarimin e tij shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.

Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njëjtin mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lënë serish atë në qeli.

Për ngjarjen vazhdojnë të jenë në kërkim kosovarët Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?