Kreu i Agrobiznesit, Rrapaj: Buxheti i Bujqësisë për 2024 jo i mjaftueshëm, 18 milion euro më i ulët se vjet

12 Nëntor 2023, 19:23| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 19:30

  • Share

Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv me Nertil Agalliun thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja. Për 2024 Rrapaj theksoi se llogariten minus 18 milion euro krahasuar me buxhetin e vitit 2023.

“Në 2024 buxheti minus 18 milion euro krahasuar me 2023. Reflektohet ulje në investimet e brendshme dhe në ato të huaja. Minus 10.8% më pak investime të brendshme. Investime për të mbajtur sistemin dhe mbështetur sistemin e ekonomisë. Investimet e huaja ulen në 2024. Ulen te planifikim menaxhim e administrim. Po ashtu te siguria ushqimore e mbrojtja e konsumtarit ulen...”

Të papërfillshme sipas tij janë fondet që janë rezervuar për investimet në kanalet ujitëse.

 “Me këtë buxhet ne do jemi në stanjacion dhe jo në rritje të vazhdueshme siç kanë mbetur disa nga degët në këtë sektor. Duke pasur parasysh që infrastrutkura e ujitjes dhe e kullimit ka shpenzime më pak, siguria ushëqimore ka shpenzime më pak etj, patjetër që do kemi një mungesë të mbështetjes që i bëhet sektorit bujqësor.  Kjo do të reflektohet te ajo që ma thamë pak më parë.”, shtoi ai në Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?