Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

28 Mars, 12:25| Përditesimi: 28 Mars, 13:43

  • Share

Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë të vjetra është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.

Fran Tuci u arrestua më 13 korrik të vitit 2022. Ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Femi: 28/03/2024 15:18

    Ju lumte! Ju jeni krenaria e kombit tone. I beni te tera: droge, para, pushtet e politike. Madje edhe burg! Dhe "shlyeni" mekatet. Kapidani juaj, ose kryedahajnia Rama, duhet tu akordoje dekoraten e larte te Maskarait! E meritoni.

    Përgjigju
    • Ora: 28/03/2024 20:29

      Ju lumt , ata para jush moren 10 fishin tuaj dhe nuk benë asgjë per zonen tuaj. Kjo eshte burrni , te tjeret jane hajni...

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?