Kreu demokrat i Senatit, Schumer: Gjyqi i ish-presidentit Trump fillon në javën e dytë të shkurtit

23 Janar 2021, 10:26| Përditesimi: 23 Janar 2021, 14:24

  • Share

Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës në 6 Janar si pasojë e së cilës humbën jetën 5 persona, do të nisë më 8 shkurt.

Lideri i shumicës në Senat  Chuck Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar për datën me përfaqësuesit republikanë.

Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi planifikon të dërgojë padinë kundër Trumpit në Senat më 25 janar, për të nisur procedurat fillestare në ditën pasuese.

“Gjyqi do të mbahet në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe do të ketë votim nëse duhet të dënohet presidenti”, ka thënë Schumer në një fjalim në dhomën e Senatit.

Trump - presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim, dhe i pari që gjykohet pasi i ka përfunduar mandati. Qëllimi i kësaj procedure është ndalimi që Trump të marrë një detyrë publike në të ardhmen dhe në veçanti ndalimi i rikandimit të tij në të ardhmen, si president i SHBA.

Trump pas humbjes në Zgjedhjet presidenciale  të 3 nëntorit, ka vazhduar me akuzat e tij ndaj për manipulim të zgjedhjeve. Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme për protesta të cilat çuan edhe në  sulm ndaj Kongresit më 6 janar. Tanimë Trump është vendosur në Florida aty edhe ku do të presë tanimë gjyqin e tij.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?