Operacioni

Bulqizë/ Asgjesohet kanabis në pyllin e Tërnovës, në hetim kryetari i fshatit dhe specialisti i shërbimit pyjor (EMRAT)

1 Shtator 2023, 11:14| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 11:34

  • Share

Bulqizë: Kanë nisur hetimet, në gjendje të lirë me akuzën e shpërdorimit të detyrës për Kryetarin e fshatit Tërnovë, Naim Zeneli 62 vjeç dhe për specialistin e shërbimit pyjor Ali Marku 59 vjeç.

Në vijim të operacionit “Kreshta të pastra”, në fazën e 7 të tij janë bërë kontrolle në një zonë pyjore të fshatit Tërnovë dhe janë asgjësuar nëpërmjet djegies 53 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet me shërbime nga toka dhe me dron nga ajri, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht në  zonë pyjore të fshatit Tërnovë, bashkia Bulqizë, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 53 bimë narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?