Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Kush e rrahu Sali Berishën, për ta lënë në hije Tiranën dhe samitin e BE

6 Dhjetor 2022, 16:34| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 16:36

  • Share

Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të parë që nga 28 Nëntori 1912 kur krijuam shtetin shqiptar nuk kishte ndodhur që të gjithë “kokat” e Europës të mblidheshin në Shqipëri. Qindra gazetarë dhe media të huaja “pushtuan” sheshin para stadiumit. Edi Rama po përjetonte ditën e tij historike. Ai po shijonte një ëndërr që nuk e realizoi dot asnjë kryeministër në 110-vite shtet shqiptar.

Vëmendja e gjithë opinionit ishte në Tiranë. Shqipëria ishte sot e përkëdhelura e Perëndimit. Shqipëria ishte e përzgjedhura e liderëve botërorë si shteti dhe populli më pro-Perëndimor në Ballkan. Stadiumi Kuqezi “Air Albania” ishte oda e pritjes së mysafirëve, ndërsa Ura e Lanës ishte WC-ja e jashtëqitjeve të shekullit të 21.

Krejt papritur buzë lanës, atje ku prej dekadash urinojnë fundërrinat e qytetit u shfaq një person i paguar për të goditur dhe dhunuar ish-kryeministrin, Sali Berisha.

– E goditi para kamerave

– E goditi në Bulevard

– E goditi në mes mbështetësve

– E goditi në të njëjtën orë kur Macron dhe Scholz po flisnin para kamerave për të ardhmen e Shqipërisë.

Komentet kanë pushtuar mediat me interpretime të ndryshme:

Dikush e quajti KARMA,

Dikush e quajti hakmarrje,

Dikush e quajti poshtërim,

Dikush e quajti dhunë,

Dikush e quajti njeri të qeverisë,

Dikush e quajti të çmendur,

Ne kemi 32-vjet që kemi përjetuar rrahjen e dhjetëra politikanëve.

Të gjithë i ka rrahur Sali Berisha në 32 vjet:

– Rrahu Fatos Nanon në burgje

– Rrahu Edi Ramëm me leva kokës

– Rrahu Paskal Milon,

– Rrahu Arben Imamin në shesh,

– Rrahu Skënder Gjinushin,

– Rrahu Genc Pollon,

– Rrahu Pandeli Majkon,

– Rrahu Blendi Gonxhen,

Por a mendoni ju se, KARMA ja ktheu mbrapsht “dajakun” me të njëjtën mënyrë siç ja bëri kundërshtarëve?

– Jo, dhuna e sotme nuk e poshtëroi Berishën por e faktorizoi,

– Jo, dajaku publik nuk i interesonte kundërshtarëve të Berishës,

– Jo, rrahja e Berishës nuk është akt patriotik por anti – shqiptar

– Jo, grushtet mbi Berishën nuk janë garë politike por taktikë për destabilizim.

Njeriu i fundit që do kish interes për ta rrahur Sali Berishën sot, do ishte Edi Rama.

Sot ishte e vetmja ditë që Rama nuk do e faktorizonte Berishën. Grushtet mbi Sali Berishën, shkëputën vëmendjen nga samiti i BE dhe nga dita magjike e Edi Ramës. Sot në Tiranë ishin ulur këmbëkryq shërbimet sekrete të Perëndimit dhe Lindjes.

E çfarë mund të ishte çelsi magjik për ta hedhur në erë ditën historike të shqiptarëve?

Rrahja publike e Sali Berishës ishte “atentati” për ta faktorizuar si lider politik të opozitës dhe për ta damkosur Tiranën Europiane në sytë e liderëve Perëndimor. Asnjë shqiptar nuk e dëshironte sot poshtërimin e Sali Berishës, sepse mjaftojnë 364 ditë të tjera të vitit për ta bërë atë.

Për këto arsye, pyesni veten: Kujt i interesonte sot, rrahja e Sali Berishës dhe lënia në hije e samitit të Bashkimit Europian në Tiranë?

Rama kishte mundësinë, 10-vitet e fundit te rrihte apo ta grushtonte Sali Berishën me pushtetin dhe levat e tij, por nuk e bëri asnjëherë. Sot personi më i painteresuar për ta dhunuar Berishën, ishte Rama. Sot, Rama e donte 1000% reklamën mediatike për vete, jo për Saliun. A mendoni që Rama është aq budalla, sa të bënte sot auto-gol në finalen e “Kampionatit Europian” në Tiranë?

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ak: 06/12/2022 23:22

    O Kreshnik a e mban mend ne Rome takimin e AK , kur u ngrit e ciceroj ne mes te takimit nje bilbil qe recitonte. Kush e nxiti bilbilin? Kush perfitoi nga bilbili ne ate takim? Prapaskenat e sigurimit jane klasike si filmat bardh e zi te rtsh.Suksese ne Berlin se analizen e qave.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/12/2022 17:49

    Niku: Je larg dhe nuk ke marr vesh se dhunuesi është psikopat.Pra,Psiko goditi psikon e kuruar nga mjeku YLVI VEHBIU ikur në Amerikë nga frika e psikos President. Kjo ngjarje e hidhur për opinionin e majt nuk është fitore për psikpn dhe militantët e tij.Kështu,psikos ju bë mirë se mori një mësim të mirë nga një psiko që qëndron i lirë jashtë institucioneve mjekeve. Dhe E.Rama dënoi aktin por nuk mban përgjegjësi për psikot e 2 tipeve në ngjarjen e sotme që me SAMITIN NA BËRI KRENAR.

    Përgjigju
  • Avsh: 06/12/2022 17:13

    A mendoni që Rama është aq budalla, sa të bënte sot auto-gol në finalen e “Kampionatit Europian” në Tiranë? Po…Rama eshte aq budalla dhe jo vetem! Eshte skenar aq anti-shqiptar sa sherbimet e huaja, te lindjes apo te perendimit nuk kane nevoje fare te nderhyjne! Rama e ka vrimen ne vije per ne burg dhe i duhet nje corientim qe te vonoje pranimin e Shqiperise ne BE. Si mendoni se do e mbylle Rama karrieren e tij politike dhe karrieren e tij prej bixinesmen tritoli nese bie nga pushteti? Mendon o Kreshnik se BE-ja deshiron diktatore si Ramchari?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?