Kreshnik Spahiu: Të tjera ngjarje dëshirojmë në 2022, por të tjera do ndodhin

2 Janar 2022, 20:23| Përditesimi: 2 Janar 2022, 20:24

  • Share

Pse shqiptarët vlerësojnë ata që i gënjejnë dhe ndërkohë urrejnë ata që thonë të vërtetën?

Pse populli dëshiron t’i thuash ato që pëlqejnë, dhe jo ato çfarë do ndodhin?

Ku ndryshon analiza nga avokatia?

Analiza është e vërteta e pavarur mbi fakte.

Avokatia është mbrojtje e njëanshme e palës që përfaqëson.

Shpesh gazetarët ndërtojnë analizat dhe parashikimet mbi ato çfarë dëshirojnë të ndodhin.

Shumë pak zëra dëgjohen të njësojnë qefin e tyre me parashikimin.

Po ku ndryshon dëshira nga parashikimi?

Psh: Viti i ri 2022 do ketë shumë ngjarje kundër dëshirës sonë:

- Ne mund të duam që të zhduket Pandemia, por ajo do vazhdoj me valën 4 dhe 5.

- Ne mund të duam të rrëzohet qeveria, por ajo do vazhdoj mandatin e plotë.

- Ne mund të duam arrestimin e 4 peshkaqenëve shqiptarë, por kjo nuk do ndodhë, thjesht do vazhdojë peshkimi i sardeleve.

- Ne mund të duam shqyerjen e dyerve të Lulzim Bashës, por ai s’ka për tu shkulur nga zyra.

- Ne mund të duam zgjedhje të parakoheshme, por ato nuk do bëhen..

- Ne mund të duam që Albini dhe Edi të bashkojnë Shqipëri-Kosovë, por ata se kanë as në axhendë.

- Ne mund të duam anëtarësim në BE, por askush s’do na pranojë, madje edhe në Ballkan s’do hym.

- Ne mund të duam që Berisha të fitoj luftën kundër Amerikës, por ai do të humbas edhe kundër Gaz Bardhit.

- Ne mund të duam, që kënga “Ta marrsha” të fitoj Eurovision, por ajo do fishkëllehet.

Për këto arsye urimi më i mirë për shqiptarët, nuk është: “Ju realizofshin ëndrrat” por “Mos shihni ëndrra me sy hapur.

Koha të dëgjoni të vërtetat që do ndodhin dhe jo ato çfarë ju pëlqen.

Komento

Komente

  • Balo Bënça: 03/01/2022 08:49

    Profeti që ka marrë azil politik i vetëm në llojin e tij .. Ke harruar parashikimin për veten tënde,që më 2022 do bëhet sërish president Bamir Topi dhe ty do të vendosë sekretar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,që të ndani milionat duke "gjobitur " gjyqtarët!Kjo të duhet ty...

    Përgjigju
  • ermiri: 02/01/2022 22:07

    Te flasesh me nje pesimizem te tille si ky eshte maskarallik dhe e turpshme per Kreshnik Spahiun sepse njeriu me shpresa rron dhe kjo vdes e fundit..... Lexova dhe nje interviste te Lea Ypit e cila ishte e nje niveli shume te larte...

    Përgjigju
    • Alniku: 02/01/2022 22:42

      Harrove kush është ky tipi ?? E shante Berishën hajdut e kriminel i pabesë dhe kur doli çadra e bulevardit u ulë në krah të tij ky është sorra që i tha i gjati

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?