Kreshnik Spahiu, Edi Rama dhe Vangjel Tavo

Kreshnik Spahiu: Rama bëri Tavon prefekt, për t’i dhënë sinjal Athinës

15 Mars, 09:20| Përditesimi: 15 Mars, 09:39

  • Share

Ish-deputeti dhe ish ministri i LSI, Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës. Kreshnik Spahiu tha se me këtë lëvizje, Rama i dha një sinjal Athinës.

“Zoti Tavo është nga minoritarët më dinjitarë, i cili ka treguar në radhë të parë patriotizëm për vendin ku jeton, pra për Shqipërinë. Nuk është nga ata që punon për interesat e Athinës.

E mirëkuptoj Ramën për këtë vendim sepse mendoj që e ka bërë për të vendosur për një balancë pas dënimit të Belerit.

Tre ditë pasi u dënua me burg Beleri, tani ai kërkon t’i thotë Athinës, që jo vetëm Himarën por edhe Vlorën autoktone shqiptare jam gati t’ua jap minoritetit”, u shpreh Spahiu, i ftuar në Dritare Tv.

Më 13 mars këshilli i ministrave miratoi lirimin nga detyra të prefektit, të Vlorës. Flamur Manaj u lirua nga detyra si Prefekt i Qarkut të Vlorës, post të cilin e mbante që prej nëntorit të 2017-ës. Po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon. Ky i fundit ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Në një kohë kur Fredi Beleri ishte në burg dhe po përballej me drejtësinë, në mediat greke u lakua emri i Vangjel Tavos, si pretendent për kryetar bashkie në Himarë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?