Opinion

Kreshnik Spahiu: Pse duhet fshirë '14 vjeç dhëndër' e kupton vetëm 'Gjino' i demokratëve!

1 Dhjetor 2021, 19:28| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 19:31

  • Share

Vendim anti-kombëtar: Partia Demokratike kërkoi sot, ndalimin e filmave para viteve 90.

– Pasi shkatërruan godinën 70-vjeçare,

– Pasi nuk prodhuan asnjë film 30 vite,

– Pasi zaptuan 100.000 metra2 hapësirë publike, tani duan të fshijnë historinë dhe memorien artistike kombëtare!

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është filmi “Skënderbeu”.

Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike.

Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani.

Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen e numrit të filmave të importuar.

Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet.

“Shqipëria e Re” la në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike.

Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” ka qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.

Pse duhet fshirë filmi, “Çifti lumtur” apo “14 vjeç dhëndër”?

Këtë vetëm “Gjino” i demokratëve e kupton…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/12/2021 05:22

    Z.Spahiu, TCM ka transmetuar /Tomken dhe shoket e tij/ dhe ne nje festival tjeter eshte dhene dhe nje film tjeter.Shume qesharake dhe e rrezikshme qe talebanet tane duan te ndalojne krijime arti qe transmetohen ne TV e vendit me demokratik ne bote!

    Përgjigju
  • Nevila: 01/12/2021 23:28

    Zoti Spahiu ka qene njeri besnik i zotit Bamir Topi, politikan i larte i PD dhe President. Dhe i cili e caktoi edhe ne krye te ish KLD. Dhe ku z. Spahiu koordinomte operacionet e emerimit dhe levizjeve ne gjyqsor kundrejt pagesave te majme. Eshte tipar i mungeses se karakterit apo te memories? Ose i paturpesise ekstreme sa kohe qe me dijeni te plote peshtyn lart kur e di qe do te te bjere mbi fytyre!

    Përgjigju
  • xXx: 01/12/2021 20:20

    Me ne fund fole nje here si duhet o Kreshnik...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?