Edi Rama dhe Albin Kurti

Kreshnik Spahiu: Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me 'Ballkanin e Hapur' dhe u hap me 'Serbinë e mbyllur'

24 Mars 2023, 20:03| Përditesimi: 24 Mars 2023, 22:52

  • Share

Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi Ramën. Tashmë jo zemërthyer me kryeministrin e Shqipërisë por i penduar dhe kokë ulur. Patriotizmi dhe nacionalizmi i tij brenda një viti janë venitur dhe janë transformuar në internacinalizëm socialist. “Patrioti” i madh që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap me Serbinë e mbyllur.

Albin Kurti po vjen në Tiranë më qesharak dhe më amator se çdo lider i shqiptarëve të Kosovës në këto 30 vjet. A ju kujtohet se çfarë thoshte Albin Kurti një vit më parë?

- nuk ulem në një tryezë me Vuçiç

- nuk ka Ballkan të hapur pa njohur Serbia, pavarësinë e Kosovës

- nuk ka Ballkan pa njohur krimet e luftës

- nuk duhet ulur Rama me Vuçiç pa na kthyer eshtrat e të zhdukurve

- nuk ka Ballkan të Hapur pa ndërprerë Serbia fushatën kundër njohjes Kosovës.

Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë pasi ka përqafuar Serbinë e Madhe. Albin Kurti nuk u hap me Ballkanin por u hap me Serbinë. Marrëveshja e Ohrit njohu “Vetëvendosjen” e serbëve në Kosovë. Albin Kurti i hapi oreksin Serbisë dhe njohu 10 komuna autonome brenda Kosovës. Albin Kurti u ul me Vuçiç pa Edi Ramën dhe bëri një pakt 100% të kundërt me ato çfarë refuzonte Ballkanin e Hapur.

- Albini u hap me Serbinë këmbëkryq me Vuçiç

- Albini u hap me Serbinë pa njohur Kosovën as de fakto dhe as de jure

- Albini u hap me Serbinë pa kërkuar falje Beogradi për krimet e luftës

- Albini u hap me Serbinë pa u kthyer eshtrat e të vdekurve

- Albini u hap me Serbinë pa u anëtarësuar Kosova në OKB

A mundet nesër Albin Kurti t’i thotë 10 milion shqiptarëve pse refuzoi 3 liderë shqiptar në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë për Ballkanin e Hapur?

Pse Albini u mbyll me Ballkanin e Hapur dhe u hap me Serbinë e mbyllur. Është koha ta ndajmë nëse ka tradhtuar Albini apo Edvini. Në të kundërt Albini nesër duhet kërkojë falje për arsyet pse refuzoi Ballkanin e Hapur dhe për të njëjtat shkaqe beri pazar me Vuçiç.

Sot SHBA dhe BE i kërkuan Albin Kurtit të fillojë zbatimin e marrëveshjes që ra dakord me Vuçiç për autonominë e Serbëve në Kosovë duke e nxjerrë lakuriq para popullit të Kosovës. Albin bëhu burrë dhe trego arsyet pse e drodhe dhe pse pranove hapjen me Serbinë pa 6 kushtet që premtove? Albin hapi dyert dhe kufijtë me Shqipërinë, së paku aq sa i hape me Serbinë…..

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 25/03/2023 00:30

    Neser Albini so is thotë në sy Edvin shkjaut shqipfols se mjaft na tradhtove oas shpine, në i din të gjitha të zezat që na icke shkaktuar. Albini Falkenberg Nik i kerkon një tradhtari si ky mjeran Edvini. ” Balkanin ( me një L,serve) e hapur serborus ” nere dhe gute në prapanic i Kraishnik Spahiçi…separat Kosova Nik i bashkohet Serbis gjenocide o i marrë ….!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?