Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kreshnik Spahiu kryqëzon Albin Kurtin: Egoja i ka mbyllur sytë

21 Nëntor 2022, 20:10| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 20:19

  • Share

Kreshnik Spahiu ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës se po armiqësohet me SHBA e BE, duke i dhënë në tryezë fitoren Serbisë. 

Spahiu, që ka qenë dikur një përkrahës i fortë i Albin Kurtit, ka shpjeguar se egoja politike po e pengon që të jetë i kthjellët.

‘Albin Kurti krijoi përplasjen e radhës me SHBA dhe BE. Ego politike s’po e lejon të kuptojë që pas çdo refuzimi për marrëveshje Amerika dhe Europa do të vendosin kushte më të ashpra dhe disfavorshme për shqiptarët. 

Presioni Albinit i ngjan atyre si një bukë-shkelje. Çdo shtyrje marrëveshjes është fitore e Serbisë. Kosova nuk mund jetë aq mosmirënjohëse sa pas 20 vjetësh ta këmbejë Amerikën me targat e makinave. 

Nëse populli nuk reagon kundër anti amerikanëve në Kosovë dhe Shqipëri, pasojat do të jenë fatale për kombin.’- shkruan Spahiu.

 

Pas takimit të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell në Bruksel deklaroi se nuk ishte arritur asnjë dakordësi mes palëve për çështjen e targave nga takimi që u mbajt për katër orë. Borrell tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Borrell i kërkoi Vuçiçit që të ndalojë lëshimin e targave ilegale “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albfire: 22/11/2022 12:30

    Ne gjithmone jemi drejtuar nga politikane driteshkurter.

    Përgjigju
  • Iliri: 22/11/2022 06:01

    Pse duhet gjithmone te leshoje pe Kosova????!!!Serbia po trumbetohet si viktime gjithe kohen!!!!!!Thua te kete qene viktime???? Ajo ishte dhunuese,pushtuese e Kosoves ndaj dinjiteti i nje shteti te pavarur,sado i ri,duhet te mbrohet. Njeanshmeri pro-serbe shume e dukshme!!!!Pse???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?