Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: Epilogu i 'tragjedisë' Berisha, më dramatik se i ish-kryeministrit Mehmet Shehu

20 Dhjetor 2023, 18:14| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 18:21

  • Share

Çerek opozita e copëtuar sapo ka shpallur agjendën e protestave ditore për të shpëtuar “lexhendën” e tyre nga prangat e burgut:

- të hënë protestë para SPAK

- të martën para gjykatës

- të mërkurën para ambasadave

- të enjten para Parlamentit

- të premten para zyrave të Kuvendit

- të shtunë para policisë

- të dielën para xhamisë

Shihet qartë që do protestojë kudo, por jo para Kryeministrisë, për dy arsye:

1- S’ka aq njerëz sa të mbushë bulevardin;

2- Burgosja nuk po i vjen nga Edi Rama;

Sali Berisha sapo ka filluar të përjetojë fundin e tij më tragjik që ka pasur ndonjë kryeministër në 100 vitet e fundit. Epilogu i tragjedisë së tij duket më dramatik se i Mehmet Shehut.

Mehemti nuk pati fatin e keq të përjetojë dhimbjen e rrënimit politik dhe denigrimit familjar, ndërsa Berisha do shohë dhe do dëgjojë shumë.

Dhe ky është vetëm fillimi…….

“Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”.

Ashtu siç ja hoqi lirinë kryetarit opozitës Fatos Nano kur ishte vetë në pushtet, ashtu po ja heqin edhe lirinë e tij.

Një njeri që ka prerë në besë të gjithë bashkëpunëtorët dhe themeluesit e PD nuk mund shpresojë besë nga të tjerët.

12 vjet më parë kur ai ishte “mbret” si kryeministër i plotfuqishëm, kërkova arrestimin e tij për tradhti kombëtare, për “shitjen e integritetit territorial të Shqipërisë” në marrëveshjen me Greqinë.

Nga ajo ditë ne nuk e quanim më Kryeministri Berisha, por “shtetasi Berisha”.

Atëherë askush nuk guxonte t’ia përmende emrin dhe jo më ta akuzonin.

Në 7 Prill 2012 u mblodhëm mijëra protestues para zyrës tij dhe i hodhëm një jelek antiplumb njeriut që ka 30 vjet të dalë i lirë rrugëve. Njeriut që ka frikë nga populli.

12 vjet kërkuam të konsiderohej i pandehur shtetasi Berisha dhe askush nuk e besonte.

Erdhi dita…..

Erdhi dita që shtetasi Berisha të korrë ato çfarë mbolli në 33 vjet.

Protestat para SPAK, gjykatës apo ambasadave janë alibia e fundit për të mos u larguar me turpin e historisë si armik i demokracisë, por si “lexhendë” e partisë.

Bashkë me Berishën u shkri dhe Berishizmi.

Bashkë me zilinë e shkriu dhe partinë.

Bashkë me tradhtinë humbi dhe Shqipërinë.

Bashkë me egoizmin humbi militantizmin.

Bashkë me paranë humbi gjithë dynjanë.

Bashkë me Belerin humbi edhe nderin.

Problemi i tij nuk janë prokurorët që ai pa pik turpi i kërcënon nga familja.

Problemi tij janë ata që po i bëjnë gjykimin popullor.

Pretenca e tij është nënshkruar nga 1.2 milion demokratë që i besuan ndërtimin e shtetit demokratik një komunisti që u shtirej si anti-komunist.

Shtetasin Berisha nuk po e dënojnë socialistët, por demokratët dhe nacionalistët, si dhe të gjithë ata që u prenë në besë nga ai.

A e dini si deklarohej verdikti gjykatës në kohën e Partisë Komuniste të Saliut?

Shtetasi Berisha, “në emër të popullit jeni i dënuar me …..”/Marrë nga facebook

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luani: 20/12/2023 22:07

    Bravo Kreshnik Spahiu.I ke thene te gjitha,me pike dhe me presje!

    Përgjigju
  • Arberi: 20/12/2023 21:10

    Sali Berisha nuk mund te perfundoje si Mehmet Shehu.Ai nuk mund te vras vehten,sic beri Mehmeti.Ne rastin e vrasjes nga te tjeret nuk qendron.Kush i dhjet duart me nje kerme qe ne fund te jetes se tij,bertet e gerthet,per te shpetuar lekuren e tij dhe fsmiljes tij.Populli tregon neser shkallen e emancipimit te tij.Mos merrni pjese ne ato demostrime,qe te shpetoni ate pak nder qe i ka mbetur Partise Demokratike.Parti demokratike me Berishen nuk mund te kete.Foltorja eshte ne prag te formimit te partise fashiste.Parlamentaret e ketij grupimi jane nje tufe hajdutesh e servilesh,nje tufe qorrash e vagabondesh,te cilet nuk kane fuqine e fjales dhe te argumentit,dhe me qetesi,sic bejn burrat e mencur,te kundershtojne qeverine,te japin opsione e argumenta per me te miren dhe jo te djegin karriket e tavolinat e salles.Ata nuk mendojne per misionin qe u ka dhene elektorati ,por per interesat e Saliut,por edhe per interesat e tyre.Me keto metoda qe perdorin kurr nuk mund te vijn ne pushtet.

    Përgjigju
    • alfred: 20/12/2023 22:01

      Analogjia Arbër nuk ishte tek personi ,por tek shkatërimi i familjes në sy të personit Berishë që do ta vuajë përsëgjalli.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?