Ilir Meta

Kreshnik Spahiu: Agimi Artë i presidentit apo perëndimi i turpshëm i precedentit Meta?

24 Korrik 2022, 13:06| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 14:38

  • Share

Njeriu më mediokër në politikën shqiptare ka thyer çdo rekord politik.
I varfër në fjalorin e tij shqip, me 200 fjalë artikulohet kudo dhe kurdo pa ide, pa standarde, pa elokuencë, pa fantazi, pa krijimtari, pa shkruar 20 rreshta analizë në jetën e tij, ai ka mundur të dominojë 32 vjet në majat e shtetit.
Ai ka marrë gjithçka nga politika:
– President
– Kryeministër
– Kryetar Parlamenti
– Zv/kryeministër
– Ministër
– Deputet
– Kryetar partie
Ai ka e vjelë pushtetin më shumë se Rama dhe Berisha.
Precedenti Meta ka hyrë në politikë 9 vjet para Edi Ramës, dhe ka pasur pushtet 10 vjet më shumë se Berisha. Pasi ky i fundit ka qenë më shumë në opozitë krahasuar me piruetat e Ilir Metës që bashkohej gjithmonë me pushtetin.
Precedenti Meta do mbahet mend si politikani që i shfaqet emri në çdo skandal, vjedhjesh, trafiku, vrasjesh me pagesë apo përgjime.
Ai ka marr disa pafajësi:
3-0
5-0
7-0
Por kjo nuk e pastroj kurrë në sytë e popullit.
Precedenti Meta do mbahet mend si politikani i parë që partinë politike ia la me qira gruas 5 vjet deri ditën që mbaroj mandatin.
Precedenti Meta ishte i pari politikan që zyrtarizoi vlerën e votës 50 euro në bursën zgjedhore.
Precedenti Meta ishte i pari që zyrtarizoi piruetat e koalicioneve pa parime (majtas-djathtas) kush vjen në pushtet.
Precedenti Meta ishte i pari dhe i fundit President i Shqipërisë që u izolua nga perëndimi dhe zhvilloj më pak takime me homologë sesa Presidenti komunist Haxhi Lleshi.
Precedenti Meta si njeriu më pak inovator në politikë vodhi çdo simbol:
– Dy gishtat si demokrat
-Shallin si enverist
– Grushtin si komunist
– Shqiponjën si nacionalist
Precedenti Meta do mbahet mend si Presidenti i një populli 3 milion banorë, që ndau 4 milion dekorata.
Precedenti Meta tashmë ka perënduar, duke pretenduar se Presidenti ka aguar.
Si kopjac ordiner dhe pa ide: Precedenti Meta po krijon koalicionin Agimi i Ri, duke kopjuar nacionalistët e Agimit të artë.
Precedenti komik Meta:
– e nisi si komunist
– u promovua si socialist
– mashtroi si demokrat
– u prezantua si “integrim”
– po e mbyll si nacionalist
– do kujtohet si banalist
Agimi i Ri i Presidentit është perëndimi i precedentit Meta.
Agimi i tij, do jetë Non-Grata në Shqipëri dhe perëndim.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • papa usa: 25/07/2022 12:50

    ngrihuni o njerez dhe kur ti shihni ne rruge keto plehra kapini per zhelesh dhe hudhini ne kazana te plehrave se vetem aty e kane vendin vemjet

    Përgjigju
  • Grsal: 24/07/2022 17:21

    Keni sh te drejte z Kreshnik po fajin e kemi ne qe jemi te paafte per ti sjelle para drejtesise se preferojme me mire 100€ sot nga shitja e votes sesa nje te ardhme me te mire.

    Përgjigju
  • Marius: 24/07/2022 16:32

    Ky mbeti president legen deri ne dekiken e fundit.

    Përgjigju
  • Marko: 24/07/2022 13:34

    Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?