Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë nga zonja Albana

6 Mars 2023, 11:56| Përditesimi: 6 Mars 2023, 11:59

  • Share

Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 250 gr spinaq i zier
  • 250 gr miell
  • 2 vezë
  • 2 lgj vaj
  • 500-600 ml ujë/qumësht
  • 1 majë luge kripë
  • 1 majë luge sheqer

Për mbushjen:

  • Proshutë pule
  • Djathë i butë pice
  • Sallatë jeshile
  • Gjizë

Përgatitja:

Ziejmë spinaqin pasi e kemi larë mirë dhe më pas e kalojmë në frulator. 

Rrahim vezët, shtojmë vajin, miellin, pak kripë, sheqer, spinaqin e frulatuar dhe masën e ujit ose qumështit. E perziejmë mirë brumin dhe përgatisim krepat në një tigan të sheshtë. Krepat i mbushim me gjizë, sallatë jeshile, proshutë dhe djathë kaçkavall të butë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?