Krepa me miell integral nga zonja Albana

20 Maj, 11:43| Përditesimi: 20 Maj, 11:44

  • Share

Krepa me miell integral

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • Pak kripë

Përgatitja:

Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën. Shkrijmë gjalpin në banjëmari ose në mikrovalë, e lëmë të ftohet pak dhe e bashkojmë me masën e përgatitur. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene. Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve, e lyejmë me pak gjalpë dhe hedhim në qendrën e tij një garuzhde me masën e përgatitur. E hapim mirë duke përthyer tiganin, e lemë të piqet krepi përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur. Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës, të ëmbël apo të kripur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?